Kush është Christopher LaCivita që do drejtojë fushatën elektorale të PD-së
Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se Christopher LaCivita, strategu kryesor i fushatës elektorale të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të drejtojë fushatën e saj për zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e prezantoi LaCivitën si “arkitektin” e fitores së ardhshme të partisë, duke theksuar përvojën e tij të suksesshme në politikën amerikane.
Gjatë prezantimit, LaCivita deklaroi se Berisha është një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe se, ashtu si Trump, është përndjekur nga një qeveri që nuk respekton demokracinë. Ai shtoi se kryeministri aktual, Edi Rama, është një “kukull e Sorosit” dhe se vetëm Berisha mund të konsiderohet mik i vërtetë i SHBA-ve.
Pas prezantimit, LaCivita vizitoi selinë e PD-së, ku u takua me Berishën dhe përshëndeti me dy gishta, një simbolikë tradicionale e partisë.
Ky bashkëpunim me një strateg politik të njohur në SHBA synon të forcojë pozicionin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



