E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ‘Epsteini i spakut’?
Lajme

Kush është ‘Epsteini i spakut’?

Prokurori që tradhton familjen… padyshim edhe shtetin

Në vendin ku drejtësia shpesh quhet “mbretëria e ligjit”, duket se ka edhe prokurorë që luajnë me kodet morale me të njëjtën lehtësi që luajnë me ligjet.

Një nga këta zyrtarë, i kapur së fundmi “mat” nga gruaja e tij duke e tradhtuar me një komshi, ka shkaktuar jo vetëm skandal personal, por edhe një reflektim ironik mbi etikën në sistemin tonë të drejtësisë.

Gruaja e prokurorit, pa dyshim me një sens të fortë të drejtësisë shtëpiake, reagoi ashpër dhe e largoi nga banesa. Por çudia nuk ndalet këtu, pas këtij “episodi të vogël”, prokurori ka ndërruar banesë, ndërsa disa pyetje mbeten pezull, nëse një prokuror mund të tradhtojë familjen e tij, sa larg mund të shkojë kur vjen puna te integriteti publik dhe deklarimi i shpenzimeve?

Sipas burimeve pranë ILDKP-së, ky i fundit ka deklaruar shpenzime ekstra që tani tingëllojnë pak më të dyshimta, duke i shtuar një nuancë tragjikomike situatës, i njëjti individ që nuk respekton besimin më të thjeshtë familjar, e ka marrë mbi supe edhe besimin publik për transparencën financiare./ Av Arben Llangozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.