E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Hajduti nga Tirana  që bëri  namin në Himarë
Lajme

Kush është Hajduti nga Tirana që bëri namin në Himarë

Policia arreston autorin e dyshuar për vjedhjen e 10 banesave në Himarë. Ne pranga eshte vene shtetasi Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policise 

Pas një pune të mirëfilltë policore prej disa muajsh, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi, i cili dyshohet të jetë autorë i 10 vjedhjeve të banesave të kryera në Vuno, Himarë, të dokumentuara si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e baneses së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Në keto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekesh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa TR 301 CTX, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja” parashikuar nga nenet 283 dhe 134 të K.Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.