Kush është i riu që vrau deputetin britanik, shokët: U shndërrua nga nxënës i dalluar, në terrorist
Mediat britanike kanë publikuar foton e autorit të vrasjes me thikë të deputetit Sir David Amess.
Ali Harbi Ali, 25 vjeç, po mbahet nga policia nën dyshimin për vrasjen e deputetit veteran konservator, ndërsa ky i fundit u takua me zgjedhësit e tij në Southend West të Premten pasdite. Ngjarja ndodhi në një kishë të qytetit ku po zhvillohej takimi. Ky ishte një takim që deputeti britanik zhvillonte rregullisht në zonën e tij për të dëgjuar shqetësimet e banorëve.

Policët dhe zyrtarët e inteligjencës thuhet se janë të habitur për arsyen pse politikani 69-vjeçar konservator u veçua për sulm nga ekstremisti i dyshuar islamik. Raportet fillimisht kishin sugjeruar se Sir David, një katolik i devotshëm dhe një mbështetës i Brexit, i cili ishte deputet për Southend West, ishte zgjedhur për shkak të pikëpamjeve të tij politike ose fesë.
Sipas mediave britanike, Ali mund të ketë konsideruar edhe vrasjen e deputetëve të tjerë, përfshirë politikanët laburistë dhe konservatorë. Një burim i brendshëm i qeverisë i tha gazetës: ‘Ai nuk ishte me fat. Ai nuk ishte në shënjestër për shkak të partisë së tij politike. David Amess nuk ishte në shënjestër të veçantë. ‘
Mbrëmë shokët e vrasësit, një shtetasi britanik me origjinë somaleze, pohuan se ai ishte radikalizuar pasi shikoi video në YouTube të predikuesit të dënuar Anjem Choudary. Duke folur për The Sun, ata pretenduan se videot e shndërruan Aliun nga një “nxënës i dalluar, në një ekstremist”.
Kush ishte Sir David?
Sir David ishte 69 vjeç dhe kishte një karrierë të gjatë politike. Ai ishte deputet prej 38 vitesh që kur u zgjodh për herë të parë në vitin 1983. Ai ishte i martuar me pesë fëmijë.
Ai njihej si aktivist në çështjet kundër abortit dhe apo të mbrojtjes së kafshëve, por edhe një mbështetës i Brexit. Ky është rasti i tretë që një deputet britanik sulmohet me thikë në 10 vitet e fundit. /DailyMail
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



