E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Klodian Braho, “timonieri” i ri i SPAK-ut
Lajme

Kush është Klodian Braho, “timonieri” i ri i SPAK-ut

Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas një procesi të zhvilluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Ai mori 7 vota pro, duke lënë pas kandidatët e tjerë: Adnan Xholi me 3 vota dhe Elvin Gokaj me 1 votë.

Braho do të udhëheqë SPAK për një mandat trevjeçar, duke pasuar Altin Dumanin, i cili përfundon mandatin më 18 dhjetor. Dorëzimi i detyrës do të bëhet zyrtarisht më 19 dhjetor 2025 në një ceremoni të posaçme.

Karriera dhe përvoja e Klodian Brahos

Klodian Braho u emërua në SPAK më 19 dhjetor 2019, pas konfirmimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të rivlerësimit. Ai nisi karrierën në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Fillimisht punoi si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat deri në vitin 2012, më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku shërbeu deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues. Në vitin 2015, u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, duke u angazhuar në hetime të çështjeve me rëndësi të veçantë. Pas krijimit të SPAK, ai u integrua në strukturën e re dhe ka ndjekur raste që lidhen me zyrtarë të lartë dhe krim të organizuar, përfshirë hetimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, duke i hapur rrugë karrierës së tij në SPAK. Ai u përfshi edhe në procesin e kandidimit për kreun e SPAK në vitin 2022, por më pas u tërhoq nga gara. Në mars të vitit 2023 dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që po hetohej për çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve për mungesë transparence në veprimet procedurale.

Zgjedhja e Brahos vjen pas një procesi të ndjekur nga afër edhe nga ndërkombëtarët, duke treguar rëndësinë e rolit të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.