E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Naldo Gjoni, i dyshuari i ekzekutimit në Elbasan?
Flash

Kush është Naldo Gjoni, i dyshuari i ekzekutimit në Elbasan?

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se personi i shoqëruar është identifikuar si Naldo Gjoni, i cili është filmuar duke qarkulluar me automjetin tip Audi që dyshohet se u përdor në atentat. Sipas saj, Gjoni është kapur nga kamerat e sigurisë në traun e “Rrugës së Kombit”, pak ditë para ngjarjes, dhe do të merret në pyetje për të ndihmuar hetimin e mëtejshëm.

Gazetarja në emisionin “Të Paekspozuarit” theksoi se pamjet filmike kanë një rëndësi kyçe në zbardhjen e lëvizjeve të automjetit dhe të personave që mund ta kenë përdorur atë.

Pjesë nga deklarata e Lalës në studio:

Lala: Pak minuta përpara se ne të hynim në studio, Policia e Elbasanit është duke kryer veprime hetimore në zonën, në zonën e Lezhës. Aty është identifikuar një person i cili ka drejtuar automjetin tip Audi përgjatë ditëve të fundit dhe është fokusuar në një kamera sigurie në rrugën e kombit. Ky person është ndaluar vetëm pak më parë, në zemër të qytetit të Lezhës. Është duke u ushtruar kontroll në banesën e tij, identiteti është Naldi Gjoni dhe do të pyetet në lidhje me të gjithë, me të gjitha lëvizjet e ditëve të fundit. Pra, kur e ka marrë këtë automjet, nga kush e ka marrë, nëse e ka përdorur ai para ngjarjes apo natën e ngjarjes, ja ka dhënë ndonjë personi tjetër, sepse në këtë mënyrë po përpiqen të shkojnë drejt personit i cili e ka përdorur këtë automjet.

-Pra Naldi Gjoni thoni ju, personi që ka patur mjetin?

Lala: Po, është personi që shoqërohet pak më parë. Po, ditët e fundit, pra është kapur në momentin kur bën pagesën në rrugën e, në rrugën e Kombit. Ju e dini që ka një tra aty që bëhet pagesa. Aty është fokusuar nga kamerat e sigurisë dhe është identifikuar që është ky person i cili ka patur në përdorim automjetin. Nëse e ka përdorur ditën e djeshme, pra mbrëmjen e kaluar kur ka ndodhur edhe ngjarja, nëse është gjendur ose jo në Elbasan, këtë do të duhet ta sqarojë Policia e Shtetit sepse në këto momente që ne flasim, është rrugës për të, për t’u shoqëruar nga Lezha në drejtim të Elbasanit, ku sigurisht do të pyetet nga, nga grupi i, nga grupi i hetimit. Po ju kaloj edhe një moment, është një pistoletë tip Beretta që është gjetur nga ana e punonjësve të policisë dhe që mendohet të jetë përdorur  në ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.