Kush është “Rrem Paturri” i arrestuar sot, si autor i dyshuar i 15 vjedhjeve
Ditën e sotme policia ka vënë në pranga, Andi Rexhepin, si autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në Tiranë. andi rexhepi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Ai akuzohet për vjedhjen e shtëpive të ‘yjeve’ në Greqi deri tek arrestimi së fundmi për grabitjen e Postës në Krujë. Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Krujës, Andi Rexhepi qëndronte në krye të grupit me veprimtari të theksuar në fushën e grabitjeve në disa zona të vendit. Në momentin e arrestimit policia arriti të gjejë edhe një pjesë të parave të vjedhura nga Posta. Ndërkohë që në banesat e tre anëtarëve kryesorë të grupit të hajdutëve u kapën edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme, që shërbejnë për hetimin.
Aktualisht Policia është duke punuar për arrestimin e bahskëpunëtorëve të mundshëm të Rexhepit. Por sot Policia ka vërtetua autorësinë e tij në 15 grabitje në vitet 2018- 2019 kryesisht në banka, argjendari, karburante etj. Andi Rexhepi u dënua në Greqi për vjedhje e grabitje por u arratis nga burgu. Ai aty ishte pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të ‘yjeve’ grekë. Më pas në Shqipëri ai dyshohet se ka goditur me automjet për vdekje një person kurse në nëntor 2019 ishte mes të arrestuarve për vjedhjen e 130 milionë lekëve në Postën e Krujës. Por u lirua nga Gjykata se nuk kishte prova që ai kishte organizuar apo të ishte pjesëmarrës në atë grabitje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



