E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KUSH ËSHTË SHOFERI QË HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN NË TEPELENË
Lajme

KUSH ËSHTË SHOFERI QË HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN NË TEPELENË

Del fotoja dhe emri i shoferit që humbi jetën tragjikisht nga një aksident në Bypass-in e Tepelenës.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Ylli Ruçi.

Raportohet se rreth orës 06:20 të mëngjesit të sotëm, 50-vjeçari po udhëtonte me një mjet tip “Benz” kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.