E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është Viktor Marku që u kap në Shkodër pas të shtënave me armë zjarri
Lajme

Kush është Viktor Marku që u kap në Shkodër pas të shtënave me armë zjarri

Dyshohet se vrau Hekuran Billën në mes të Tiranës

Detaje të tjera janë zbardhur nga të shtënat me armë në Shkodër, ku policia shoqëroi më komisariat Viktor Markun, vëllanë dhe djalin e xhaxhait të tij.

Viktor Marku nuk është një emër i panjohur, pasi ai është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë te Komuna e Parisit.

Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli.

Arrestimi për vrasjen e Hekuran Billës

40-vjeçari Hekuran Billa, me precedentë penalë, është ekzekutuar mbrëmjen e 11 Qershorit 2020 me një amrë zjarri me silenciator.

Atentati ndodhi rreth orës 22:00, në momentin që viktima po lëvizte me makinën e tij të llojit “BMW X6”, në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’.

Më 18 Qershor u arrestua edhe 26-vjeçari Sebastiano Mali,  i dyshuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit. Sebastiano Mali është nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli.

Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës u zbulua nga kamerat e sigurisë në rrugë. Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze ‘SS777 OHO’ që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t’u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Ndërsa tre ditë më pas, Viktor Marku u arrestua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë malazeze, duke shkëmbyer në kohë reale informacione të grumbulluara nga DVP Tiranë, për vendndodhjen e  shtetasit V. M., i dyshuar si autor kryesor për vrasjen e shtetasit H. B., u bë e mundur kapja në Malin e Zi, nga Policia malazeze, e shtetasit V. M. dhe më pas arrestimi i tij në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit”, njoftoi policia në atë kohë.

Por të dy mohuan përfshirjen në ngjarje. Në dëshminë e tij para policisë, Sebastiano Mali ka deklaruar se prej muajsh jetonte në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë dhe se kishte marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.

Ndërsa i pyetur për lëvizjet e tij natën e krimit në zonën ku u vra Billa, Sebastiano Mali nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën por se ka qenë në zonë për qejf.

Pushimi i çështjes nga Gjykata e Tiranës për dajën dhe nipin

Më 17 Mars 2022, Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip u shua masa e sigurisë.

Gjithashtu, akuzat ranë edhe për Adjola Lakrën, që dyshohej se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

Dajë dhe nip u akuzuan se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli. Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.