E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush foli për konkurse? Edhe drejtori i ri burgut të Tepelenës në fushatë me PS
Lajme

Kush foli për konkurse? Edhe drejtori i ri burgut të Tepelenës në fushatë me PS

Pak ditë më parë u zyrtarizuan edhe emrat e rinj të drejtorëve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në media menjëherë dolën disa emra për lidhjet e tyre me Partinë Socialiste. Kështu “Gazeta Express” ka zbuluar se edhe drejtori i Burgut në Tepelenë, Redi Rama është pjesë e së majtës. Për të gjithë ata që e njohin mund të thuhet se ai është edhe mik i ngushtë i kryetarit të kësaj bashkie. Në këto foto duket qartë se jo më larg në muajin mars të viti të shkuar, para nisjes së fushatës zgjedhore të PS në Tepelenë, Redi ishte pjesë takimeve elektorale.

Këto detaje dhe lidhje me PS dalin në një moment kur të gjithë besojnë se këta drejtorë emërohen si të tillë pas konkurseve dhe testeve të ndryshme. Vetë Rama pranoi se sot se dje ishte takuar me 23 drejtuesit e rinj të burgjeve në vend, por nuk ka folur rreth lidhjeve të tyre me PS-së.

Gjatë fjalimit përpara drejtorëve të rinj, ministres së Drejtësie dhe kreut të ALUZINI-it në vend, Rama tha se dje kishte bërë një takim me drejtorët e rinj të burgjeve, të cilët janë zgjedhur falë konkursit, siç tha ai, por që në media kanë dalë për një pjesë të tyre edhe lidhje me të majtën në pushtet. Më herët Rama ka qenë edhe kryetar komune.

“Jo më larg se dje së bashku me ministren kemi bërë një takim me drejtorët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Dhe këto takime nuk janë publike, por ky takim është publik sepse qytetarët duhet ta ndjekin këtë proces përpjekjesh të mëdha të vështira që ne kemi ndërmarrë për të përmbysur sistemin e korrupsionit, grabitjes dhe parazitizmit  në zyrat e hipotekave të Republikës”, tha Rama rreth takimit të djeshëm, ndërsa sot fokusin e vuri të puna e drejtorëve të rinj në zyrat e hiotekave.  /Gazeta Express/ 

Liste  e drejtoreve te burgjeve 

Nr. IEVP Emër Mbiemër

1 I.E.V.P.Fushë Krujë Agron Hysi

2 I.E.V.P.Sarandë Nasip Hoxha

3 I.E.V.P.Vlorë Ilir Aliaj

4 I.E.V.P.Tepelenë Redi Rama

5 I.E.V.P.Shkodër Gezim Selimi

6 I.E.V.P.Rrogozhinë Ibrahim Bejo

7 I.E.V.P.Peqin Emin Shpata

8 I.E.V.P.Lushnjë Judmir Shurdhi

9 I.E.V.P.Tropojë Flutura Vatoci

10 I.E.V.P.Kukës Seit Vucaj

11 I.E.V.P.Korçë Novruz Hoxha

12 I.E.V.P.Lezhë Shaban Hysa

13 I.E.V.P.Fier Arjan Hasani

14 I.E.V.P.Elbasan Andis Salla

15 I.E.V.P.Burrel Fatjon Kurti

16 I.E.V.P.Berat Hikmet Kellici

17 I.V.Krujë Abaz Lleshi

18 I.E.V.P.Durrës Qazim Hoxha

19 I.E.V.P.“A.Demi” Elona Demollari

20 I.E.V.P.“J.Misja” Maksim Hamiti

21 I.E.V.P.“M.Peza” Mithat Shimaj

22 I.M.Kavajë Njazi Deliu

23 I.E.V.P.Vaqar Petrit Myslymi

24 Spitali Burgjeve Apostol Luca

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-foli-per-konkurse-488447/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.