E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush i dërgon zemër në telefon, ish Ministrit Fatmir Mediu?!
Lajme

Kush i dërgon zemër në telefon, ish Ministrit Fatmir Mediu?!

Emisioni “Ups” në News24 ditën e sotme ka përmbledhur ngjarjet më pikante politike të javës që lamë pas.

Temë kryesore e debateve të kësaj jave ishin kandidaturat për kryeprokurorin e përkohshëm, gjë që shkaktoi edhe tensione në Kuvend në seancës e së enjtes.

Situata përshkallëzoi me fyerje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka në parlament. Teksa ky i fundit përpiqej t’i ndërpriste fjalën kreut të qeverisë, Rama vazhdimisht thërriste: “Nga ç’pyll e keni marrë këtë mo?”. Por Noka nuk ngurroi t’i përgjigjej: “Nga pylli i satëme”.

Nuk munguan as replikat personale mes Ramës dhe ish-kryeministrit Berisha. “Je llaxorja më e madhe që ka ky vend,” i thotë Rama ndërkohë që Berisha i përgjigjet se “je një injorant që s’ka asgjë tjetër përveç injorancës”.

Një tjetër rast pikant janë veprimet që bëjnë deputetët në Kuvend gjatë seancës parlamentare: Edi Rama që pi ujë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që lëviz gjuhën, apo edhe deputetët e opozitës, që merren me smartphone-t e tyre. Deputeti Enkelejd Alibeaj lexon lajmet, ndërsa Fatmir Mediu merr një zemër nga dikush në Whatsapp.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.