E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë rivalët e mundshëm të Shqipërisë në “Play Off”
Lajme

Kush janë rivalët e mundshëm të Shqipërisë në “Play Off”

Fitorja historike 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac e ka afruar Kombëtaren shqiptare ndjeshëm me Play Off-in e Kupës së Botës 2026. Tashmë, me një fitore ndaj Andorrës, kuqezinjtë do të siguronin matematikisht pjesëmarrjen në fazën vendimtare për një biletë drejt Amerikës.

Edhe pse ndarja zyrtare e vazove nuk është bërë ende, parashikimet kanë nisur. Faqja e specializuar në statistika, “Football Meets Data”, ka publikuar një skenar të mundshëm të shortit.

Sipas tyre, Shqipëria ka gjasa të përfundojë në vazon e tretë, përkrah ekipeve si Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovina. Kjo do të thotë se kuqezinjtë do të përballen me një ekip nga vazoja e dytë, ku për momentin renditen emra si Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia.

Rregullorja parashikon katër çifte gjysmëfinale, nga ku do të dalin dy finalistë, dhe në fund — vetëm dy ekipe do të sigurojnë kualifikimin për në Botëror.

Rruga është ende e gjatë dhe asgjë nuk është e sigurt, por pas fitores kundër Serbisë, ëndrra është më afër se kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.