E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?
Lajme

Kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai?

Nga Alesia Bami, te Morena Taraku

Tensionet e forta mes Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Irani kanë rritur shqetësimin në mbarë botën, ndërsa zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë krijuar pasiguri edhe për shqiptarët që ndodhen në rajon.

Prej rreth një jave, përplasjet dhe sulmet me raketa kanë dominuar lajmet ndërkombëtare, duke sjellë viktima dhe dëme materiale. Irani është përgjigjur ndaj sulmeve duke lëshuar raketa në disa zona të Lindjes së Mesme, ndërsa tensioni është ndjerë edhe në Dubai, një qytet ku jetojnë dhe udhëtojnë shumë shqiptarë.

Sipas Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen rreth 3 mijë shtetas shqiptarë. Prej tyre, rreth 1500 janë rezidentë, ndërsa rreth 1500 të tjerë janë turistë. Nga këta të fundit, rreth 500 persona janë vetëdeklaruar pranë ambasadës shqiptare për praninë e tyre në këtë vend.

Mes shqiptarëve që ndodhen në Dubai janë edhe disa figura të njohura të showbiz-it.

Njëri prej tyre është reperi kosovar Fero, i cili reagoi në rrjetet sociale pasi shumë ndjekës e pyetën për sigurinë e tij. Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë.

fero

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, – shkroi reperi në InstaStory.

fero ne dubai

Në Dubai ndodhet gjithashtu edhe ish-partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli, e cila prej kohësh jeton dhe punon në këtë qytet. Edhe ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se është në gjendje të mirë dhe se situata nuk e ka prekur drejtpërdrejt.

arbenita (6)

Ndërkohë, në qytetin luksoz ndodhet edhe moderatorja Alesia Bami. Ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj në Dubai, duke publikuar pamje nga restorantet dhe plazhet e njohura të qytetit.

bami alesia

Moderatorja nuk ka dhënë detaje nëse sulmet kanë ndodhur pranë zonës ku ajo qëndron.

alesia bami

Një tjetër emër i njohur që jeton në Dubai është këngëtarja dhe modelja Morena Taraku. Ajo ka publikuar në Instagram një video ku shihet një shtëllungë e madhe tymi dhe zjarri në distancë, që sipas saj lidhet me mbetjet e dronëve të interceptuar gjatë sulmeve.

morena taraku dubai

Në mesin e shqiptarëve që kanë qenë këto ditë në Dubai është edhe modelja Ada Deda, vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto nga qyteti, duke shkruar: “Jeta vazhdon”, duke lënë të kuptohet se situata për të ka qenë e qetë.

Kejsi Tola (1)

Gjithashtu në Dubai ndodhet edhe këngëtarja Kejsi Tola, e cila ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pushimet e saj. Pavarësisht komenteve dhe pyetjeve të ndjekësve për situatën e tensionuar, ajo ka preferuar të mos komentojë zhvillimet dhe të publikojë vetëm momente nga udhëtimi i saj.

Kejsi Tola (3)

Ndërkohë, autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodhen në këto zona të tregojnë kujdes dhe të marrin në konsideratë rikthimin sa më shpejt në vend, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.