E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush po ia kyçën gojën Sali Berishës dhe PD-së?
Denoncime

Kush po ia kyçën gojën Sali Berishës dhe PD-së?

Nga Veriu në Jug, Shqipëria po përjeton një valë të pazakontë protestash qytetare, të nxitura nga shqetësimet për atë që banorët e konsiderojnë si grabitje të pronave në bregdet.

Një nga vatrat më të nxehta është Rrjolli, ku prej muajsh qindra banorë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik, duke pretenduar se po u merret prona në mënyrë të padrejtë.

Ndërkohë, prej disa javësh, tensioni është zhvendosur edhe në Zvërnec dhe në zonën e Pish Poros në Nartë. Banorët u përballën papritur me rrethimin e territorit me tela me gjemba, pa një transparencë të qartë mbi projektin që po zhvillohet.

Mungesa e informacionit zyrtar ka rritur edhe më shumë dyshimet dhe zemërimin e qytetarëve.

Situata u përshkallëzua një ditë më parë, kur në rrjetet sociale qarkulluan pamje shqetësuese, ku individë privatë shfaqen duke tërhequr me forcë dhe duke dhunuar protestues. Ngjarja, e cila nuk u pasqyrua nga mediat kombëtare, ngriti pikëpyetje serioze mbi rolin e sigurisë private dhe mungesën e reagimit institucional.

Por përtej përplasjes në terren, ajo që bie më shumë në sy është heshtja politike.

Mazhoranca, e cila ka dhënë lejet për këto projekte turistike, shihet nga protestuesit si palë e interesuar në zhvillimet në bregdet. Ndërkohë, opozita ka zgjedhur të qëndrojë pothuajse plotësisht jashtë këtyre protestave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe deputetët e kësaj force politike, nuk kanë pasur një reagim domethënës për situatën, duke krijuar perceptimin e një distance të thellë nga shqetësimet e qytetarëve.

Kjo mungesë reagimi po interpretohet nga shumëkush si një heshtje e qëllimshme, në një kohë kur përballë interesave të mëdha ekonomike, zëri i qytetarëve duket se po mbetet pa përfaqësim.

Në këtë klimë, ndjenja e braktisjes dhe tradhtisë po rritet çdo ditë. Qytetarët ndihen të lënë vetëm, jo vetëm nga qeveria që akuzohet për dhënie të pakontrolluar lejesh ndërtimi, por edhe nga opozita, e cila në vend që të artikulojë kundërshti, ka zgjedhur heshtjen.

Një heshtje që, sipas shumë protestuesve, nuk po dëmton vetëm besimin tek politika, por po thellon edhe më tej krizën e përfaqësimit në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.