Kush pritet të jenë ndryshimet e rradhës në Policinë e Shtetit?
Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe dorëheqjes së Fatmir Hoxhës, drejtorit të Policisë së Elbasanit, pritet një valë ndryshimesh dhe promovimesh në nivel drejtuesish në të gjithë qarqet.
Mësohet se në disa qarqe do të emërohen drejtues të rinj, ndërsa disa nga drejtuesit aktualë mund të transferohen në pozita të tjera. Ndër figurat që pritet të promovohen është edhe Uljan Shpataraku, një emër i njohur në strukturat e sigurisë.
Qarqet ku priten lëvizje
-
Shkodra: Gara për drejtor është hapur, por Gentian Berberi, drejtuesi aktual i komanduar, pritet të kandidojë dhe të qëndrojë në detyrë.
-
Lezha: Drejtuesi aktual, Altin Mena, mund të zëvendësohet nga një emër i ri.
-
Tirana: Ndryshime priten edhe në qarkun më të rëndësishëm, ku drejtues aktual është Elton Alushi.
Garat për departamente
Sot kanë filluar aplikimet për pozitat e drejtuesve të departamenteve në DPPSH, duke përfshirë:
-
Departamentin e Kufirit dhe Migracionit
-
Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Ndërkohë, gara për Drejtorinë e Policisë Kriminale, aktualisht nën drejtimin e Neritan Nallbatit, ende nuk është hapur, megjithëse ligji për Policinë e Shtetit e parashikon këtë proces.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



