E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar”
Lajme

“Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar”

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit.

“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.

Ndërkohë, në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.