Kushëri i Ministrit Damian Gjiknuri, 20 hektarë në zonën
Një prej blerësve më të mëdhenj të tokave në plazhin e Shën Vasilit, në Karaburun, është një emër i njohur në biznesin vlonjat, njëkohësisht dhe kushëri i Ministrit Damian Gjiknuri.
Theodhori Gjiknuri, zotërues pronash të shumta në Vlorë dhe familjar i ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, rezulton të ketë blerë rreth 20 hektarë në zonën, për të cilën kërkohet konfiskimi.
Prokuroria e Vlorës, në përfundim të gjykimit të dosjes ”Karaburuni”, nuk bën të qartë se si është përfshirë në këtë mega blerje një familjar i një prej ministrave më të pushtetshëm të qeverisë Rama si dhe drejtues i fushatës së Vlorës për Partinë Socialiste Damian Gjiknuri.
Është e habitshme se si në përfitime dhe falsifikime kaq të mëdha gjenden gjithmonë njerëz të afërt të pushtetarëve.
Ministri Gjiknuri, kushëriri i Theodhoriut poseduesit të 20 hektarëve tokë, drejtoi të ashtuquajturën ”Zona e Parë operative” në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Rezultati ishte spektakolar edhe pse shpesh i akuzuar se ka apsur lidhje të ngushta dhe financime nga klani Habilaj.
Megjithse ndaj Saimir Tahirit pati dhe nisje procedimi penal, dhe thuajse ju mbyll kariera politike, për zotin Gjiknuri ka vetëm ngjitje edhe pse akuzat në qytetin bregdetar e përfshijnë atë dhe tarafin e tij njësoj si Tahiri edhe në tregun e lëndëve narkotike.
Eksponentë lokal të opozitës shkojnë deri aty sa thonë se zoti Gjiknuri ka lidhje më të forta me klanin Habilaj dhe jo vetëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



