E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvend, Edi Rama goditet me vezë
Politikë

Kuvend, Edi Rama goditet me vezë

Kuvendi është përfshirë nga tensionet që në nisje të seancës, kur Kryeministri Edi Rama nisi të flasë dhe tha se  do t’i falte minuta e tij kreut të opozitës.

sherr ne Kuvend

“Minuta e mia do ja fal liderit të opozitës, i kthyer këtu me mandate të pjekur, por jo të djegura.  Askush më kollaj se vetë lulëzimi nuk mund tu tregoj shqiptarëve pse zgjidhja e vetme është kjo maxhorancë qeverisëse, kurse unë vetë do të shkoj të vazhdoj dialogun me studentët”, ishte kjo fjala e Ramës që duket se ka acaruar deputetin e PD, Endri Hasa i cili tentoi ta qëllonte me vezë.

Teksa Hasa është afruar në foltore për tu përplasur edhe fizikisht me Ramën, ka ndërhyrë garda, ndërsa Kryeministri i kërkoi Ruçit që të nxirrte jashtë deputetin e PD.

“Nxirrej jashtë këtë”-tha Rama.

Ndërsa Ruçi i kërkoi Hasës që të lërë Kuvendit, pasi është i përjashtuar nga seanca e sotme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.