Kuvendi i PD/ Lista e 352 kandidatëve për Këshillin Kombëtar
Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gazeta “Panorama” sjell listën e plotë të kandidatëve. Janë 352 kandidatë, të cilët do të garojnë për 150 vende në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në listën e gjatë emërore bien në sy emrat e ish-deputetëve të PD-së në legjislaturën e shkuar, të cilët, në pjesën më të madhe, janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD. Krahas tyre, kandidatë janë edhe ish-eksponentë të Partisë Fryma e Re Demokratike. Emra si Aleksandër Biberaj, Gazmend Okeda, Mirela Bogani, janë ribashkuar me Partinë Demokratike duke kandiduar tani më për në organin më të lartë të PD-së.
Në listë për anëtarë në Këshillin Kombëtar janë edhe emra që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike si Çlirim Gjata juristë, Robert Budina regjisor, Bardhyl Londo shkrimtar, Arben Beqiri, kirurg dhe ish-ministër Shëndetësie, Besnik Aliaj si urbanist, Aulon Kalaja si aktivist i shoqërisë civile etj. Pjesë e kandidatëve janë edhe figura apo eksponentë që kanë dalë hapur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Në garë do të jenë edhe Igli Cara, i pozicionuar më parë në krah të Astrit Patozit, Edit Harxhi, Tomorr Alizoti, Valbona Mezini, Edvin Kulluri etj., të cilët, pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Në listën e gjatë vihen re edhe isheksponentë të PD-së ndër vite, të cilët janë rikthyer në PD. Sipas statutit të Partisë Demokratike, parashikohet që ditën e sotme, rreth 7500 delegatë nga e gjithë Shqipëria të vijnë për të votuar për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Pas votimit do të bëhet edhe konstituimi i Këshillit, i cili është organi që zgjedh edhe Kryesinë e re të Partisë Demokratike si edhe nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm, praktikisht ekipin e Lulzim Bashës për betejën e radhës elektorale në zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Ditën e djeshme, në selinë e PD u zhvillua mbledhja e Kryesisë, ku u diktua mbi mbledhjen e Kuvendit të PDsë. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i PD-së, Arben Imami, i cili braktisi mbledhjen.
Nga selia e PD-së, Imami dha një prononcim për mediat, ku u shpreh se mbledhja e Kryesisë ishte në kundërshtim me Statusin e PD. “Ka marrë një vendim si do të procedohet Kongresi. Është qesharake sot na kanë dërguar datën dhe orën e kongresit. Partia më e madhe e opozitës, shpresa që diçka të ndodhë më mirë, trajton veten në këtë mënyrë”, theksoi Imami.
EMRAT E PROPOZUAR NGA BASHA QË KANË QENË KRITIK TË TIJ
Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Robert Budina, Çlirim Gjata, Selami Xhepa.
EMRAT QË MBETEN JASHTË
Ish-deputetët që janë shprehur kundër Bashës dhe kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e PD deri kur ai ësthë kryetar, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode kanë mbetur jashtë këtyre zgjedhjeve.
LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË PD
Lista me kandiatët për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, miratuar me unanimitet në mbledhjen e Kryesisë:
Adela KryeziuAdrian TrebickaAdriana GjonajAgest KopellajAgim KukeliAgim ParllakuAgron KuliçiAgron MusarajAgustin KolaAhmet PremciAjet RamçajAjshe IshaAkil KrajaAlban ZeneliAlbert AvduliAlbert KushtiAlbert LociAlbert MelyshiAlbina DedeAldo MyftariAleksandër BiberajAleksandër MarleciAlfred AhmetcenajAlfred QafaAlfred RushajAlfrida MarkuAltin ÇomoAltin MeçeAltin PonariAlvaro NogaAndi MustafaAndia PustinaAnila GodoAntoneta ÇelaAnxhela MalkoArben BeqiriArben EleziArben IbrojaArben MuçaArben QirjakoArben RistaniArben SefgjiniArben SkenderiArber AgalliuArdi PrushiArdian IsufiArdian MuhajArdian MukaArdian TurkuArdian XhakoniArdian ZeneliArdit GjinaliArian GjiniAriana MallteziArlind BoshkuArmand TelitiArmando MerhoriArmend GjanaArqile GorejaArtan PeqiniArtan PogoniArvit BushatiAsllan DogjaniAstrit XakeAulon KalajaAurel BylykbashiAvenir PekaAvzi AhmatiBardh IslamajBardhyl LondoBedri MihajBejdo ÇelaBenardeta SykuBernard BanushiBesar GazidedeBesart KadiaBesnik AliajBesnik DervishiBislim AhmetajBledi KasmiBrikena DanajBujar BrovinaBujar HoxhaBujar VukajÇelo HoxhaÇlirim GjataDardana BoletiniDarien XhindoliDashnor SulaDenisa DakaDenisa VataDevis OsmaniDorian GjokmarkajDorjan TelitiDritan BurgijaDritan DemirajDritan HaznedariDritan ShanoDurim KrajaEda GrimciEdison ÇelaEdith HarxhiEdlira LateEdmond BiçokuEdmond GjokaEdmond IsakuEdmond PalushiEdona StakaEduart KelmendiEdvin KulluriElidon NikaElmaz HaruniElvana HanaElvis MalasiEmiliano MoneEndira BushatiEndri JorgoniEndrin GjipaliEndrit KokoshiEndrit MemiajEneida GuriaEneo ZguriEni KasmiEnkelejda SallakuEnno BozdoEnri CenoEnriketa PapaErald KapriErion GjoçiErion SulaEris HoxhaEriselda PrishtaErla MehilliErlind ÇomoErmal XhelilajErmir GjetaErvis XhakoErzen LaçiEstela GostivariEtion KapedaniEtleva MerkoFabjan TopollajFatbardh KadilliFatbardh SallakuFatjon BathorjaFatmir GudaFatmir MerkoçiFetah HasanajFisnik KrujaFisnik QosjaFitim ZekthiFlamur GjymishkaFlamur HoxhaFlorian PustinaGazmend DibraGazmend KoduziGazmend OketaGazment BardhiGenc RadovickaGent MalkoGent MinarolliGentian ZëreGert BogdaniGerti KnutiGita BaltëzaGjergji NikaGjok UldedajGjok VuksaniGledis ÇelaGramoz NazërajGreta DeljaniGrigels MuçollariHaki MustafaHalit ShamataHaris VongliHasan MetukuHysen KadiuHysen XhuraHysni AhmetajIbrahim SakoIgli CaraIlir DervishiIlir HazizolliIlir KondiIlir KrosiIna VorfiIna ZhupaIndrit CaraIndrit HoxhaIndrit VokshiInes NurjaIrena ProgniIrma KoplikuIrsida ShehiIvi BejtjaIvi KasoJakup BeqiriJamarbër MallteziJemin GjanaJola HysajJolio DineJuela HamatiJulian DedaJulian SefaJuvina QevaniKasem GallaKasëm MahmutajKastriot SulkaKaterina StratiKlea MaloKlodian LataKlodjana ShalaKosta BarkaKozma DashiKreshnik ÇipiKreshnik ÇollakuKreshnik ZgjaniKristi KoçibelliLaura VorpsiLealba PelinkuLediana FratariLedina AlolliLedina MandiaLedio BrahoLeonard OlliLeticia GushoLiljana CinguLiljana ElmaziLindita ProtoduariLisander HoxhaLorenc DanajLuan HotiLuan MustafajLuigj GjergjiLuis HoxhaLulzim OmuriMal BerishaMarash LoguMarinela ZiuMartin BibaMateo SpahoMatilda QyrkuMegi BalliuMeri PoniMerita DekavelliMersi ShehuMimoza HasekiuMinushe LazajMira KauriMirela BogdaniMirela KarabinaMirela TabakuMirgen ZaçellariMonika QosjaMurat BashaMyqerem TafajMyslym HaxhiNada DaulljaNada KallçiuNamir LapardhajaNdriçim MehmetiNdoc FasliaNeritan GoljaNertila QafzeziNeshet NgucajNevila XhindiNiazi KosovrastiOlgerta ShkurtiOlsi KarapiciOriela NebijajOsman MetallaPashk NdociPatrik SadikajPaulin MarkuPaulin PaplekajPaulina HotiPëllumb BerishaPërparim CacaPetraq MiloPetro VokopolaPrel GjoniQamil DikaQani XhafaQemal ÇejkuRaina KovaçiRajmonda BulkuRajmonda MarkuRamiz ÇobaRamona TullumaniRedi MyshketaRedon ZogajReila BozdoReldar DedajResilda KalijaRezart PriftiRezmi MirtajRobert BudinaRoberto CaparotaRoland BejkoRoland KercukuRoland KetaRrok DodaRudi SataRudin HylviuRudina XhindoliSahit DollapiSajmir KoreshiSajmir ShatkuSelami XhepaSherefedin ShehuShkelqim FortuziShkelqim KrasniqiShkëlqim HoxhaShkëlqim HysajShpresa BreçaniSilvi BardhiSkerdjan DhuliSokol AllarajSokol DeliaSokol KapidaniSokol RukaSonila DaiuSorina KotiSpiro CuraSpiro VasoStiliano RushajSuzana GuxholliTasim MemaTaulant ZeneliTaulanta JupiTeuta StarovaTomorr AlizotiTomorr KotarjaUran DerriValbona MeziniValbona MhilliVali VorpsiVasil NdrekoVath TabakuVendim DemajVesel RizvanolliViktor BellaXheraldo DashiXhevdet MehmetajXhuljeta KertushaYlber VataYlli KupiYlli ZdravaZaim KupaZamir HoxhaZamira SinaZhaneta Ndregjoni
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kuvendi-i-pd-605793/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



