Kështu, pas raportit të dalë nga Komisioni Hetimor për mos shkarkimin e Presidentit, 78 deputetë kanë votuar pro, 17 kundër dhe 8 abstenim. Sipas raportit të Komisionit Hetimor, shkeljet e Metës nuk mjaftojnë për ta shkarkuar nga detyra.
Komisioni për Metën u ngrit më 8 korrik 2019 me pretendimin se kishte shkelur të paktën 9 herë Kushtetutën, por gradualisht ky qendrim erdhi duke u zbutur dhe mazhoranca u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit duke dalë në fund me një raport për mos shkarkimin e tij.
Kryeministri Edi Rama, sot gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh qartë se mazhoranca mendon se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohej, por ata kanë respektuar vendimet e Komisionit të Venecias.



