E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është 22-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës tek Kristali, është nipi i viktimës që Hekurani vrau në Angli
Publik News

Ky është 22-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e Hekuran Billës tek Kristali, është nipi i viktimës që Hekurani vrau në Angli

Sebastiano Mali

Personi që shihni në foto është Sebastiano Mali, 22 vjeç. I riu ka ka informuar atentatorët për ekzekutimin e 40 vjeçarit, Hekuran Billa, më 11 qershor në Komunën e Parisit në Tiranë.

22-vjeçari Mali, banues në Tiranë, u arrestua nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës. Ka dyshime se Sebastiano e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Mali është nipi i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, vrasje për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u dënua me 33 vite burg nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Viktor Marku, vëllai i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit H. B.

Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.