E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është 31-vjeçari i ekzekutuar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, zbulohen të tjera detaje nga krimi
Publik News

Ky është 31-vjeçari i ekzekutuar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, zbulohen të tjera detaje nga krimi

Autori doli nga një automjet duke qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, i cili ishte duke ecur në trotuar. Autori i ngjarjes ka përfunduar në prangat e bluve. Ende nuk dihet identiteti i tij dhe motivet që e kanë shtyrë drejt krimit.

Viktia Tauland Gjikaj ka qëndruar  i shtrirë përtokë, i rrethuar nga efektivë policie. Megjithëse u transportua në spital, ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Njoftimi paraprak 

Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autori

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.