E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është  autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të FNSH-së
Publik News

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të FNSH-së

Autorët e krimit të rëndë janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të një karburanti pranë vendit të ngjarjes.

Prela u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Rreth 3 minuta pas krimit, autorët e ngjarjes shkuan tek karburanti ku u furnizuar me naftë.

Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes.

Ai kishte dale për gjah natën e krimit dhe ishte i veshur me rroba ushtarake.

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit natën e 5 dhjetorit në aksin rrugor Milot-Lezhë, është shtetasi Nikoll Sherrniku, ndërsa autori i dytë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po kështu mësohet se makina që kishte në përdorim është blerë nga shoku i tij Nikollë Sherrniku në Krujë. Pronësia e makinës nuk ishte ndryshuar, por pronari ka treguar se ia kishte shitur Sherrnikut.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis dy autorëve dhe viktimës.

Dinamika e ngjarjes:

Mëngjesin e 5 dhjetorit, rreth orës 02.00, Xhulio po kthehej nga Lezha drejt Tiranës. Efektivi i FNSH në autostradën Lezhë-Milot, është përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte. Nuk dihet deri tani nëse ky person ishte i njohur për 26 vjeçarin, por nga burimet thuhet se Xhulio ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person.

Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që i ka bërë shenjë. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT. Aty efektivi i FNSH ka tentuar të largohet por në lëvizje e sipër një nga tre plumbat e shkrepur e ka marrë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas disa metrash makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Personat që e kanë ndaluar Xhulio Prelën në mes të rrugës dyshohet se nuk kanë qenë të rastësishëm, por atentati i tij ka qenë i mirëmenduar sepse autorët kanë studiuar çdo lëvizje të tij. Xhulio Prela ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, por ndërkohë vazhdonte dhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.