E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është mjeku Elton Seriani që po tenton të shpëtojë bandën e fisit Rraja
Lajme

Ky është mjeku Elton Seriani që po tenton të shpëtojë bandën e fisit Rraja

Thyerja e kafkës nuk është e rrezikshme! Ekspertoi edhe Xhisiela Malokun nga dhuna e Rexhep Rrajës. Bën jetë luksi me para korrupsioni?

Ky është mjeku Elton Seriani që ka bërë akt ekspertimin mjeko ligjor, i cili lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në Krujë më 6 korrik 2023 ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja, pas konfliktit për guroret në Borizane.

Akt ekspertimin mjeko ligjor është zbardhur nga media.

Elton Seriani ka manipuluar plagët e dhunës barbare të fisit rraja ndaj dy anëtarëve të fisit Meta, duke i paraqitur në letra si plagosje e lehtë.

Mjeku ligjor ka konstatuar se Rrajat i kanë thyer kafkën Bilbil Majës, por thyerja e kafkës, sipas tij, nuk është e rrezikshme për jetën.

Këtë ndërhyrje manipuluese mjeku e ka bërë për të lehtësuar peshën penale ndaj Rrajave. Me sa duket, Rrajat i kanë mbushur çantë me para mjekut, i cili bën një jetë luksi.

Pamjet tregojnë plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim dhe tentativë vrasje, pasi Mema goditet me shkop në kokë, ku mund t’i shkaktohet lehtësisht vdekja.

Mjeku elton Seriani ka ekspertuar edhe Xhisiela Maloky, e cila ishte dhunuar dhe degur me cigare nga Rexhep Rraja.

Akt ekpertiza

Në video që bëri xhiron e rrjetit u faktua dhuna me shkopinj gome e bejsbolli ndaj dy vëllezërve, por nga akt ekspertimi i përpiluar nga mjeku ligjor Elton Serani dhe e klasifikon ngjarjen si “plagosje të lehtë” pasi dëmtimet nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

“Referuar kartelës ditore të SUT Tiranë rezulton se në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës pa dëmtime të indit trunor, plagë në lekurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, si edhe shembje e indeve të buta të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.  Këto dëmtime janë shkatuar me mjet të fortë mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mba 9(nëntë) ditë“, thuhet në raportin mjeko ligjor të firmosur nga Elton Serani dhe mban datën 24 korrik 2023.

Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar e Bilbil Maja e klasifikojnë veprën penale të kryer ndaj tyre si “plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Reagon prokuroria 

Pas publikimit të raportit mjekoligjor, prokuroria e Tiranës reagoi dje për hetimet duke thënë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe akuza s`ka ndryshuar.

Në këto kushte, prokuroria sqaron se vepra penale “plagosja e lehtë me dashje” nuk bën pjesë në ato raste për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht. Megjithë dokumentin e bërë publik, prokuroria e Tiranës, reagoi duke sqaruar se akuza nuk ka ndryshuar ende për anëtarët e fisit Rraja dhe se ata, po hetohen edhe për veprën penale të kanosjes pasi Flamur Rraja dhe Xhelal Rraja kanë pasur në duar edhe sende që dukeshin si pistoletë, që i kanë përdorur për të kanosur Bilbil Majën dhe Jashar Majën, duke jua drejtuar atyre, por edhe për ti goditur ata në pjesë të ndryshme të trupit.

Prokuroria thotë se megjithë aktin e ekspertimit mjekësor, hetimi është në vijim dhe akuza ndaj të dyshuarve mund të ndryshojë duke u rënduar në varësi të provave të tjera. Anëtarët e fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja pas protestës së këtyre të fundit kundër gurorëve të cilat me gërmimet në tokë përmes shpërthimeve me eksploziv, sipas tyre kanë dëmtuar banesat e zonës.

Pamjet bënë xhiron e rrjetit të dhunës barbare me shkopinj bejsbolli ndaj dy kushërinjëve Maja, teksa vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, Xhelal Rraja, mbante dhe një armë zjarri tip pistoletë në dorë. Video shkaktoi zemërim në publik dhe solli lënien e mandati nga ana e depputetit Rrahman Rraja, si dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të pamjeve tronditëse të dhunës që shkaktoi zemërim publik. Por, përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është “plagosje e lehtë me dashje”.

Arsyetimi skandaloz nga ana e ekspertit mjeko-ligjor, duket i qëllimshme për të shpëtuar nga burgu të afërmit e ish-deputetit socialit Rrahman Rraja, pasi dy vëllezërit dhe djali i tij, janë ende në arrati. Kodi Penal parashikon dënime nga 3-10 vjet burg për plagosjen e rëndë me dashje dhe nga gjobë deri në 2 vjet burg për plagosjen e lehtë me dashje; kjo e fundit vetëm me kushtin që viktimat të paraqesin ankim.

I njëjti mjek, i njëjti arsyetim, me rastin Xhisiela Maloku.

Mjeku Elton Serani është i njëjti që ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë nga i dashuri i saj, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Edhe në akt ekspertizën e mjekoligjore të kryer në trupin e Xhisiela Malokut, dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë. Ekspertiza konfirmonte atëherë dhe faktin e djegies me cigare të përmendur dhe nga Xhisiela Maloku në kallëzimin për përndjekje që ajo kishte bërë pranë SHÇBA-s në drejtorinë e policisë Durrës në korrik 2018.

Po ashtu mjeku Elton Serani, është eksperti mjeko ligjor që ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.