Ky është Nuredin Dumani, 37-vjeçari që ekzekutoi Bujar Çelën në Elbasan
Ky i fundit pjesmarrës në grabitjen e Rinasit. Policia e Shtetit dje e shpalli në kërkim Dumanin, ndërsa vetëm sot është bërë publik identiteti dhe fytyra.
Ky shtetas ishte në kërkim prej një viti dhe për krime të tjera. Dumani dyshohet se ka vrarë vëllezërit Haxhia në Durrës dhe Klevis Kapllanajn në Rrogozhinë.
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të dyshuarin si ekzekutor të Bujar Çelës në Elbasan, por ka lëshuar gjithsej 5 urdhër-arreste.
Asnjë nga urdhër arrestet nuk është ekzekutuar. Dyshohet se Erion Alibej është urdhëruesi i vrasjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se dy të tjerë luajtën rolin e vëzhguesit në vrasjen e Bujar Çelës. Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.
Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe është parë që ka qëlluar ndaj Bujar Çelës me një armë tip pistoletë. Dumani akuzohet për “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.
Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



