E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LaCivita: “Berisha është zgjidhja e vetme për të ardhmen e Shqipërisë”
Lajme

LaCivita: “Berisha është zgjidhja e vetme për të ardhmen e Shqipërisë”

Chris LaCivita, strategu i fushatës së Partisë Demokratike, në një takim me të rinjtë e FRPD-së, kërkoi mbështetje për liderin e opozitës, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si “zgjidhjen e vetme” për të ardhmen e Shqipërisë.

Strategu amerikan e krahasoi situatën politike në Shqipëri me atë në SHBA, duke vënë në dukje ngjashmëritë mes trajtimit të Donald Trump nga administrata e Joe Biden dhe trajtimit të Sali Berishës nga qeveria e Edi Ramës. Sipas tij, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri, kemi të bëjmë me përpjekje për eliminim politik përmes strukturave shtetërore, përfshirë tentativat për arrestime.

Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si “të vetmin kryeministër në Evropë që i është anuluar një darkë zyrtare”. Sipas Berishës, ky incident ka pasuar me mobilizimin e grupeve kriminale nga Rama për të kërcënuar drejtues të institucioneve europiane.

Në takimin që u zhvillua tërësisht në anglisht, LaCivita lexoi para të rinjve paragrafe nga manualet për komunikim gjatë fushatave elektorale. Gjatë fjalës së tij, ai përsëriti disa herë se nuk përfaqësonte qeverinë e SHBA, duke vendosur një distancë të qartë nga institucionet zyrtare amerikane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.