Laç,makina del nga rruga dhe përplaset me barrierën anësore, plagoset rëndë drejtuesi
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç, pranë Urës së Milotit.
Mësohet një automjet tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



