Laert Vasili i hedh ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s në emision
Një sherr ka ndodhur mes sekretarit të Omonias, Marin Suli dhe Laert Vasilit.
Ata kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, duke bërtitur dhe ofenduar.
Në një moment, Vasilin nuk e kanë mbajtur nervat dhe është ngritur në këmbë dhe i ka hedhur ujë në fytyrë sekretarit të OMONIA-s.
Këtë veprim ai e bëri pasi Marin Suli iu drejtua me duke i thënë “moj motër ule zërin”.
Të ftuarit dhe moderator Artur Zheji mbetën të shokuar, teksa Suli dhe Vasili ofendonin njëri-tjetrin me termat “bastard”, “palaço cirku”, “laro pazari” dhe “qen”.
Ndërkohë, Zheji u detyrua të ndërpresë emisionin dhe të kalojë në publicitet.
Pjesë nga debati:
Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë.
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. Motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



