Krimet e Rënda çojnë në gjykatë “Habilajn”, dy letërporosi për Saimir Tahirin
Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet për grupin e Moisi Habilajt dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për 9 anëtarët e grupit Habilaj.
Sa i takon ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për bashkëpunim me Habilajt, prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet.
Afati i hetimeve për Tahirin skadon më 17 janar.
Burime thonë se prokuroria do të kërkojnë sërish afate të reja për hetimin ndaj tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit ‘Habilaj’ do të përballen me akuzat ndaj tyre në gjykatë.
9 të pandehurit, Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj Armando Sulaj kanë përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Disa prej të akuzuarve ndodhen në Itali e disa në Shqipëri.
Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale, si krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



