E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro
Lajme

Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro

Kreu i ARRSH, Afrim Qëndro është shkruar sot nga detyra. Sipas News 24 në vend të tij do të jetë Sonila Qato.

Shkarkimi i Qendros nga detyra vjen pak nisjes së hetimeve ndaj tij pas zbulimit të skandalit ‘DH Albania” në Unazën e Re, të kompanisë që do të përfitonte milionat për ndërtimin e segmentit dhe që e kishte fituar tenderin e shpallur nga ARRSH.

Qendro, në dëshminë e parë ën Prokurori, ka deklaruar se procedurat kishin qënë sipas ligjit dhe nuk nuk ndihej përgjegjës për skandalin.

I emëruari në krye të Autoritetit Rrugor, pas ikjes së Dashamir Xhikës së LSI-së, del se ka qenë i dënuar me gjashtë muaj burg, pasi ju vërtetua edhe gjyqësisht se kishte qenë fajtor në hapjen e portave të digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Veprim ky që solli përmbytjen e kryeqytetit, dhe një dëm të pakrahasueshëm financiar tek qytetarët.
Fjala është për Afrim Qendron, i cili në atë kohë ka qënë drejtor i Ndërmarrjes numër 1 në Bashkinë e Tiranës, për gjelbërimin, dhe në këtë cilësi zyrtari doli i përfshirë në veprën penale.
Denoncimin e ka bërë një portal pranë qeverisë sipas të cilit: ka qënë prokurori i Antiterrorit në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, që ka urdhëruar prangosjen e Fisnik Vathit, me profesionin inxhinier, Sotiraq Selenicës, me të njëjtin profesion, të dy përfaqësues të firmës ndërtuese “Triss”, të drejtorit të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, Afrim Qëndro, dhe rojes së digës, Ilir Lulja.
Që të gjithë të dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithse Afrim Qendro nuk e ka marrë pafajsinë në asnjë rast, dënimi me burg nuk e ka ndalur të emërohet në krye të Autoritetit të Rrugëve, me firmën e Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Ka ndodhur kjo megjithese është në fuqi veprimi ligji i dekriminalizimit i cili e ndalon një veprim të tillë. Sonila Qato  ka mbajtur postin si  ministre e  Shtetit për Sipërmarrjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.