E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i fundit/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës ,vidhte pensionet
Lajme

Lajmi i fundit/ Arrestohet drejtori i postës së Dibrës ,vidhte pensionet

Prokuroria e Dibrës urdhër për të arrestuar drejtorin e postës të qytetit të Dibrës Ilir Vraniçi dhe shefin e zyrës Xhevdet Doda. Personat në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre. Gjithashtu arrestim kërkohet edhe për punonjësin e postës, Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ndërsa ka falsifikuar dokumente të ndryshme.

Hasi ka vjedhur 6 milion lekë të reja nga pensionet e qytetarëve ai nuk është arrestuar ende pasi ka mundur të arratiset. Drejtori i postës dhe shefi i zyrës akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.