E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunuan të miturën në grup, gjykata dënon me burg 7 adoleshentët
Lajme

Përdhunuan të miturën në grup, gjykata dënon me burg 7 adoleshentët

Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën arrest me burg për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë përdhunuan në grup një 15-vjeçare.

Ngjarja është mbajtur në fshehtësi të plotë nga Policia e Shtetit, por ajo u bë publike pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mësohet se të 7 të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë nga forcat e rendit, ndërkohë që një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim.

Të adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale më të mitur”

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkollën 9 vjeçare, Rilindja në qytetin e Kavajës.

Policia e Shtetit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtarë për këtë ngjarje të tmerrshme.

Denoncimi 

sali berisha ne zyre

Nje ditë me parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje tepër të rëndë, që sipas tij ka ndodhur pak kohë më parë në shkollën 9-vjeçare të Kavajës, ku nje grup prej 8 nxenesish kane perdhunuar nje vajze 13-vjeçare. 

“Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di”- shkruhet ne mesazhin qe ka postuar Berisha ne faqen e tij ne FB.

Postimi i Berishës

Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!

Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.