E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lajthit’ Rama: Varemi nga humori Allahut, nëse ai nuk qan, s’kemi shi
Lajme

‘Lajthit’ Rama: Varemi nga humori Allahut, nëse ai nuk qan, s’kemi shi

Nga energjia te feja, fjalimi i kryeministrit në Abu Dhabi që kaloi çdo kufi

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish provokimin si gjuhë politike, këtë herë në një skenë ndërkombëtare dhe në një vend ku feja nuk është metaforë humori, por shtyllë identiteti. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama foli për ambiciet energjetike të Shqipërisë, por e bëri këtë duke përfshirë referenca ironike ndaj Allahut, në një stil që shumëkush e ka cilësuar si tallës dhe fyese.

Teksa prezantoi objektivin për ta bërë Shqipërinë sovrane energjetikisht deri në fund të vitit 2028, Rama pranoi se vendi prodhon aktualisht 100% të energjisë nga burime të rinovueshme, kryesisht hidrike. Por në vend që ta trajtonte këtë si një sfidë teknike apo strukturore, ai zgjodhi ta relativizojë situatën përmes një gjuhe cinike, duke e reduktuar varësinë nga reshjet në “humorin e Allahut”.

Në fakt ai flet qartë, paratë ndahen me arabët.
Arroganca e papërgjshmëria ndahet me shqiptarët.

Në thelb, mesazhi i Ramës ishte i qartë: kur “Allahu qesh” dhe nuk bie shi, Shqipëria detyrohet të importojë energji. Një krahasim që për shumë dëgjues nuk ishte as i pafajshëm, as humor i zgjuar, por një përdorim i fesë si material për batuta politike, në një forum ndërkombëtar dhe para një audience ku besimi fetar nuk trajtohet si figurë letrare.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përdor fenë si element ironie në diskursin e tij publik, por këtë herë konteksti e bën deklaratën edhe më të rëndë: Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një samit kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Kritikët shohin këtu një përzierje arrogance personale me nevojën për protagonizëm, ku edhe Zoti shndërrohet në figurë retorike për të mbuluar problemet reale të sistemit energjetik shqiptar.

Më pas, kryeministri tentoi ta zhvendoste vëmendjen te investimet në energjinë diellore dhe të erës, duke pretenduar se gjatë dekadës së fundit është ndërtuar një portofol më i balancuar energjetik, me synimin që Shqipëria të mos varet më nga importi dhe nga kushtet atmosferike. Sipas tij, plani po ecën mirë dhe sovraniteti energjetik është i arritshëm brenda vitit 2028.

Në të njëjtën frymë, Rama shpalli ambicien për një bashkëpunim trepalësh mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë, që parashikon ndërtimin e një baze energjetike në Shqipëri dhe lidhjen me Italinë përmes një kablloje ndërlidhëse. Projekti, sipas kryeministrit, kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe synon ta shndërrojë Shqipërinë në furnizuese të Europës me energji të gjelbër.

Por përtej shifrave dhe projekteve, ajo që mbeti në qendër të vëmendjes ishte gjuha. Një gjuhë ku feja përdoret si figurë tallëse, Zoti si justifikim për dështimet strukturore dhe ironia si zëvendësim për llogaridhënien. Për shumëkënd, kjo nuk ishte thjesht një gafë retorike, por një shfaqje e qëndrimit përçmues të Ramës ndaj çdo gjëje që nuk i shërben narrativës së tij personale.

“Jemi me fat sepse keni burime hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme nuk e kemi nga karburantet fosile, jemi në nivelin më të lartë të renditjes. Duke qenë se kemi burime ujore, do të thotë që ne varemi nga humori Allahut, kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, nuk kemi shi, kështu ne duhet t’i drejtohemi importit dhe më pas kjo bëhet e vështirë.

Ajo që kemi bërë në këtë dekade të fundit është të investojmë shumë në energjinë diellore dhe atë të erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë që të mos kemi nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovran duke pasur energji të gjelbër. Plani po ecën mirë, dhe besojmë se në fund të 2028 do jemi sovran dhe nuk do blejmë më energji nga jashtë.

Kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë këtij vendi dhe falë udhëheqësit të madh tuajin që ka vizonin që shkon përtej kufijve dhe siç e pamë, ai mendon t’i shërbej njerëzimit dhe të prek jetën e njerëzve jashtë kombeve tuaja, gjë që as Kombet e Bashkuara nuk e kanë bërë.

Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, po synojmë të mbërrijmë në tre diga përmes kabullit ndërlidhës më Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër, se bashku me miqtë tanë Arabët të bëjmë para për t’ja shitur Evropës. Është një projekt më shumë se 1 miliardë,” u shpreh kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.