Lamturmirë Gavroshi shqiptar, aktori autentik i rrugicave të Tiranës, me personazhin e Colit
Ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare, aktori Shpëtim Zani, shumë i njohur për rolin e tij të Colit në filmin ‘Debatik’ me regji të Hysen Hakanit.
Ky ishte roli i tij i vetëm në kinematografinë shqiptare, por që ka mbetur në kujtesën e publikut mbarëshqiptar.
Aktori njihet për breza të tërë si Coli i filmit “Debatik”, ku Zani, shumë i voggël atëherë kishte rolin kryesor.
Lamturmirë Gavroshi shqiptar, aktori autentik i rrugicave të Tiranës, artisti dhe njeriu që publiku shqiptar por edhe i huaj, të njohën e të adhuruan nëpërmjet personazhit të Colit, djaloshit që do të bashkëjetojë në kujtesën e ndërgjegjën e të gjithëve, si shpirti i lirë dhe i patjetërsueshmi mes kohërash! U prehsh në paqe Shpëtim Zani./ E. Nika
Zoti mesues, zoti mesues, kujdes se ai eshte spiun
Shpetim Zani u nda sot ne heshtje te gjate nga jeta, por ‘Coli’ i tij dhe i Hysen Hakanit te filmi ‘Debatik; nuk do vdese kurre ne memorien e artdashesve.
Shpëtim Zani, është një tjetër personazh simpati filmit shqiptar, ai që materializoi rolin e bukur të Colit në filmin “Debatik”. I takon përsëri merita Hakanit që e përzgjodhi me aq guxim. Edhe Shpëtim Zani nuk mundi të bëjë emër si aktor, por tërë jetën ai u krenua me atë rol të bukur që bëri kur ishte fëmijë. Në këtë film pati disa aktorë të tjerë të vegjël që më pas bënë emër si Roland Trebicka e Dhimitër Pecani etj.
Ngushellime familjes per kete njeri qe vetem me nje rol u be nje nga figurat me te dashura dhe te paharruara per publikun shqiptar! U prehsh ne paqe aktori brilant !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




