E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj e quan Ramën SUDE: Është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht!
Politikë

Lapaj e quan Ramën SUDE: Është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht!

Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk do të marrë 90 mandate, por do të marrë një ndëshkim që askujt nuk i vete në mendje.

Në emisionin “Open” në Neës24, Lapaj tha se nëse Rama merr 90 mandate, atëherë ai do të vendosë që shqiptarët të rrinë me kokën poshtë e këmbët lart.

“Pse çfarë u bë këtu deti kos? Pse çfarë është ai Zoti që thotë do të marr 90 dhe t’i marrë. Nëse ai merr kaq mandate duke vjedhur zgjedhjet, atë do e arrestojnë në zyrë, do vejë në burg”, tha Lapaj.

Ai shtoi se 80% e ekipit me të cilën erdhi në pushtet, Edi Rama i ka në burg ose kandidatë për burg.

“Ai është Sude, është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, tha Lapaj.

Reagimet e kreut të “Shqipëria Bëhet” vijnë në një kohë kur Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve me pensionistët i ka cilësuar partitë e reja si Sudet, që bëjnë premtime që nuk mbahen lidhur me rritjen e pensioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.