E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj kërkon të çahet sistemi politik nga Korça: Kush ka biznes me xhiro deri në 200 mln, s’ka taksa
Lajme

Lapaj kërkon të çahet sistemi politik nga Korça: Kush ka biznes me xhiro deri në 200 mln, s’ka taksa

Kryetari i lëvizjes Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nga Korça ka shpallur një sërë propozimesh që synojnë ndryshime rrënjësore në sistemin ekonomik dhe politik të vendit. Në një takim me qytetarët, ai deklaroi se bizneset me xhiro deri në 200 milionë lekë nuk do të taksohen, ndërsa taksimi do të zhvendoset te biznesi i madh.

“Ne duam të krijojmë shtresën e mesme në Shqipëri. Do të heqim taksidarët dhe do të formalizojmë sektorë si bujqësia, peshkimi dhe bletaria. Do të ketë subvencione për fermerët,” u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se do të shkojnë 500 milionë euro nga oligarkët drejt fermerëve dhe se është koha për të “çarë sistemin” politik. “Është koha që të votoni ndryshimin,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.