Larisa/Sherr me thika brenda burgut, shqiptarët bëjnë “të vdekur” bullgarin
Një përleshje me thika ka ndodhur sot në burgun e Larisas në Greqi.
Protagonistë kanë qenë disa shqiptarë të cilët janë përfshirë në sherr me një bullgar.
Në një moment shqiptarët i janë sulur bullgarit dhe e kanë masakruar me thikë.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur mirëpo bullgari është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi kishte marrë plagë të rënda në pjesën e gjoksit.
Shqiptarët janë izoluar ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Nuk dihet se si i kishin siguruar thikat brenda burgut tre shqiptarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



