Lea ik në heshtje pa zhurmë!
Në mendimin tim, je një shqiptar i mirë dhe atdhetar nëse qëndron dhe lufton për ta ndryshuar vendin tënd.
Ose, të paktën, nëse nuk e bën dot këtë, ikën në heshtje dhe pa zhurmë.
Të largohesh duke ushqyer idenë se ky vend është i pashpresë dhe se “nuk bëhet”, nuk i shërben askujt.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë përçmim nga ata që zgjodhën të mos jenë më pjesë e saj.
Sot ajo ndodhet në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme ndryshimesh epokale, që do të përcaktojnë të ardhmen e saj.
Por, fatkeqësisht, ne nuk jemi të aftë ta lexojmë siç duhet këtë moment dhe të ngrihemi në lartësinë që kërkon koha.
Sytë, si gjithmonë, i kemi nga amerikanët dhe evropianët, me shpresën se do të vijnë me ushtarë, tanke e avionë dhe do të na “çlirojnë” nga vetja jonë.
Këtu shumë pak, për të mos thënë askush, lufton.
Shqiptarët ose ulin kokën dhe nënshtrohen, ose ikin duke sharë dhe hedhur helm.
Sinqerisht, më vjen shumë turp kur pikërisht ata që duhet t’i dilnin për zot këtij vendi, pra intelektualët, zgjedhin rrugën më të lehtë: ikjen.
Dhe, për të mos u mjaftuar me kaq, sapo mbërrijnë në “tokën e premtuar”, përbaltin vendin që i lindi dhe i rriti.
Unë kam një kërkesë për ta: ju lutem, ikni dhe na kurseni helmin tuaj.
Nuk na duhet dhe, mbi të gjitha, nuk jua kemi për borxh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



