E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ledi Shamku dënon shoqërimin e antropologes amerikane dhe artistes te Kuvendi
Lajme

Ledi Shamku dënon shoqërimin e antropologes amerikane dhe artistes te Kuvendi

Ish-deputetja socialiste i bashkohet protestës

Përplasjet dhe tensionet gjatë protestës së kësaj të enjteje përpara Kuvendit u pasuan nga shoqërimi i disa pjesëmarrësve në polici. Mes të ndaluarave nga forcat e rendit janë edhe dy aktiviste: antropologia gjuhësore amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja e ilustruesja Elsa Paja.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku Shkreli, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Shamku e ka cilësuar veprimin e policisë si të pajustifikuar, ndërsa njoftoi se do të shkojë personalisht në Komisariatin nr. 3 në Tiranë për t’u dalë në mbrojtje dy mikeshave dhe kolegeve të saj.

Slogani që po bën xhiron e rrjetit

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, ish-deputetja ngriti pyetjen simbolike që, sipas saj, përmbledh më së miri frymën e këtij tubimi: “Po ti, nga cila anë e gardhit je?”

Në postimin e saj, Shamku shkruan:

“Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u shoqërua sot gjatë protestës.

Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u shoqërua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’

Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të shoqëruara Carrie dhe Elsa!”

Tubimi përpara parlamentit u shoqërua me momente të tensionuara, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe spraj piper për të shpërndarë protestuesit, çka çoi edhe në shoqërimin e disa prej tyre në komisariate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.