Drejtoresha e Manastirliut i jep 1 MILIARD Lekë brenda ditës Adil Canit
Ministria e Shëndetësisë ka hapur ditë e fundit “THESIN” e parave publike, të furnizuara nga taksat e shqiptarëve të cilat po ua shpërndan oligarkëve kryesorë të fushës. Tendera në vlerë të frikshme po ofrohen nga Manastirliu dhe titullarët e institucioneve në varësi të saj.
Silvana Bala drejtoresha e Shefqet Ndroqit i ka dhënë një pjesë të majme të përmbajtjes së thesit të parave publike Adil Canit. Pronari i kompanisë GREEMED shpk është shpallur fitues nga Bala në dy tendera si konkurrent i vetëm në garë.
Procedurat e Prokurimit Publik janë shënuar me Flamur të Kuq, në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike, gjë që hedh indicie për hetim nga organet ligjzbatuese.
Të dyja lotet e tenderit i janë dhënë kompanisë së Canit si t’i ishte thënë: Fut dorën në thes e nxirr 1 MILIARDË LEKË të popullit, t’i hash gëzuar!
Sponsori i klubit sportiv KF Korabi të Peshkopisë i është dhënë për 1 ditë 1 MILIARD LEKË nga taksat e popullit në shkelje të ligjit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



