E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat
Flash

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat

Një seri tërmetesh janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa rajone të Shqipërisë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët, ndonëse nuk raportohen dëme materiale.

Lëkundja më e fortë është shënuar në Durrës, ku rreth orëve të para të mëngjesit është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Ndërkohë, Konispoli ka qenë një tjetër zonë e prekur nga aktiviteti sizmik. Rreth orës 06:49, aty janë ndjerë lëkundje me magnitudë 2.7, ndërsa më herët janë regjistruar edhe dy tërmete të tjera, të dyja me magnitudë 3.2.

Po ashtu, edhe në Miras të Korçës është ndjerë një tjetër tërmet, rreth orës 06:15, me magnitudë 3.1.

Tërmetet janë ndjerë kryesisht në orët e para të ditës, dhe deri më tani nuk ka njoftime për pasoja apo dëme. Instituti i Gjeoshkencave vijon monitorimin e situatës në kohë reale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.