E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Letra qaramane”- Kryemadhi komenton thirrjet e Kryeministrit dhe apelon: Çdo akt dhune i shton jetën Ramës
Politikë

“Letra qaramane”- Kryemadhi komenton thirrjet e Kryeministrit dhe apelon: Çdo akt dhune i shton jetën Ramës

Zonja Kryemadhi u shpreh se protestat e kanë arritur qëllimin, ndërsa u bëri apel edhe qytetarëve për t’u distancuar nga dhuna.

“Protesta për mua e ka arritur qëllimin e saj. Qytetarët në protestë shtohen çdo ditë në favor të opozitës. Mjafton të shikosh letrat qaramane të Kryeministrit, që ka filluar të këndojë: “Mora një letër për në postë, t’u shku rrugës mhumbi”.

Ajo që dua të them është të mos i provokojë qytetarët dhe t’i lërë të protestojnë të qetë. U bëj thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo rast dhune, sepse viktima nuk është Edi Rama por ata 500 mijë qytetarë që po largohen nga vendi për shkak të politikave të tij. Edi Rama ka ikur.

E di shumë mirë se zgjedhje nuk ka për të pasur. E di që vetëm dhuna i shton jetën atij. Protestat paqësore janë goditjet më të mëdha të Edi Ramës. Sot, kjo protestë është çlirim shpirtëror për të gjithë shqiptarët.

I bëj thirrje Ramës të jetë i sinqertë në letrat e pajtimit të tij sepse janë vetëm provokative”, u shpreh ajo.

Si do të zgjidhet kriza?

Kryemadhi: Unë jam optimiste se Shqipëria do të hyjë në rrugë të mbarë, për shkak të këtij populli, pasi nuk pranoi zgjedhën e një diktatori jo më të një krimineli pasi edhe Tolstoin e shkruan gabim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.