Lëvizje në Polici, Nallbati dhe Seferi transferohen në Akademinë e Sigurisë
Ndryshime të rëndësishme janë regjistruar në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku disa prej figurave kyçe janë zhvendosur në role të reja brenda Akademisë së Sigurisë.
Neritan Nallbati ka përfunduar mandatin si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale dhe është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Paralelisht, lëvizje është bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku drejtuesi Pëllumb Seferi është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, janë caktuar edhe drejtuesit e përkohshëm për departamentet përkatëse. Artan Bajraktari është komanduar në krye të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke zëvendësuar Seferin, ndërsa Arjan Muça është vendosur në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në vend të Nallbatit.
Burime bëjnë me dije se këto lëvizje janë pjesë e një riorganizimi më të gjerë në Policinë e Shtetit, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj të përhershëm për këto departamente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



