Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ish-prokurori zbardh prapaskenat
“Po bëhen qoka”
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar ashpër lëvizjet dhe ndryshimet në Policinë e Shtetit, duke i cilësuar si “qoka” dhe “ndryshime për sy e faqe”.
Karanxha theksoi se kriminaliteti lidhet ngushtë me krizën ekonomike dhe lodhjen sociale të qytetarëve, dhe jo domosdoshmërisht me krimin e organizuar.
“Njerëzit janë të acaruar, të lodhur, dhe kur ekonomia bie, bie edhe stabiliteti shoqëror. Sot shohim një shoqëri të rraskapitur, ku edhe ngjarjet më të rënda ndodhin për arsye banale”, u shpreh ish-prokurori në “A2 CNN”.
Ai kritikoi edhe mungesën e investimeve të qëndrueshme nga shteti, të cilat sipas tij lidhen me politikat e gabuara qeveritare:
“Në Itali prokurorët janë vrarë nga mafia. Këtu vriten për shkak të shtetit, për shkak të politikave të gabuara. Nuk bëhen analiza, nuk nxirren mësime. Duhet që shteti të ndërhyjë, të investojë në terren, që njerëzit të kenë mundësi dhe dinjitet.”
Karanxha nënvizon se pa përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale, problemet e sigurisë dhe ngjarjet kriminale do të vazhdojnë, pavarësisht ndryshimeve formale në strukturat e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



