“Sorosi mori 9 mln $”, ish-prokurori: Ja kush e vrau gjyqtarin Kalaja
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka shpërthyer ndaj reformës në drejtësi, duke zbuluar se Fondacioni Soros ka marrë një shumë prej 9 milionë dollarësh për të realizuar këtë reformë në Shqipëri. Karanxha thekson se, sipas tij, reforma është bazuar në pesë pika kyçe që janë përballur me dështime të thella, duke përfshirë korrupsionin, mungesën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, zgjatjen e afateve të gjykatave dhe standardet e ulëta etike e profesionale të autoriteteve të drejtësisë.
Ai theksoi se korrupsioni ishte vetëm një nga pesë problemet që reforma do të adresonte, por kjo nuk është realizuar. Karanxha citoi SPAK-un, i cili ka vetëm 2% të çështjeve të korrupsionit, si një shembull të dështimit të reformës.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ai përmendi ishte dështimi i ofrimit të drejtësisë në kohë për qytetarët shqiptarë. Ai e lidh këtë dështim me rastin e tragjik të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili, sipas tij, ishte viktimë e këtyre mangësive dhe e reformës që nuk e realizoi synimin e saj kryesor: ofrimin e aksesit në drejtësi në kohë për qytetarët. Sipas Karanxhës, sistemi gjyqësor aktual ka dështuar të ofrojë drejtësi të shpejtë dhe efektive.
“Reforma në drejtësi është një dështim spektakolar”, tha Karanxha, duke kritikuar ashpër mënyrën se si është ndërhyrë në sistemin gjyqësor, duke theksuar se ky është një atentat ndaj një nga pushteteve më të rëndësishme në një demokraci: pushtetit gjyqësor. Ai shtoi se, duke shkatërruar sistemin, nuk u arrit të ofrohej një zgjidhje më e mirë, dhe demokracia në Shqipëri ka pësuar dëme të mëdha.
Karanxha theksoi se dështimi i reformës është më i thellë se sa thjesht një çështje e korrupsionit, pasi ka shkaktuar një krizë të vërtetë në funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ka sjellë pasoja të rënda për qytetarët shqiptarë.
“Fondacioni Soros ka marrë paratë e taksapaguesve dhe ka marrë 9 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikan dhe është bërë dhe janë bërë dhe seminare të ndryshme. Dhe cili ka qenë qëllimi i reformës në drejtësi?
Ideja është e tillë. Në reformë janë pesë pika që është synuar. Thotë e para është korrupsioni, e dyta është mungesa e pavarësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e treta është tejzgjatja e afateve të dhënies së drejtësisë, e katra është standarde të ulëta etike dhe profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pesë akses i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë. Pra, këto kanë qenë pesë pika, nuk është vetëm një e korrupsionit. Korrupsioni është një ndër këto pesë. Tani unë konstatoj që nuk janë realizuar asnjë nga këto ose më saktë po t’i referohemi SPAK-ut, SPAK ka 2% të çështjeve të korrupsionit. Dhe dalim te pika që është kryesore sepse të kemi parasysh qëllimi i reformës në drejtësi është që qytetarit t’i japësh drejtësi në kohë.
Një qytetari që ka akses, ka gjykatën afër. Pra ka gjykatën afër dhe realizon të drejtën e tij. Kjo gjë nuk është realizuar dhe me rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, po të keni parasysh një gjyqtar i nderuar, i cili ka qenë viktimë viktimë e veprimeve në vite, jo këto qoftë ligjeve të ndryshme për pronën që zgjasin gjyqet për pronën, por veprim viktima e reformës dhe si ka qenë gjyqtari Kalaja. Pse? Te zgjatja e afatit të gjyqeve. Pra sot qytetarët shqiptarë nuk kanë më drejtësi, pra nuk e realizojnë të drejtën subjektive sepse ti do realizosh të drejtën tënde. Kur nuk të funksionon sistemi gjyqësor, kjo është alarmante. Dhe ky është qëllimi kryesor që nuk është, prandaj them që është dështim spektakolar për mua. Nuk është domethënë sepse të shkatërrosh një sistem në një demokraci, sepse demokracia ka tre pushtete, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tre duhet të funksionojnë, të ishte gjet një formë tjetër, por jo ta hedhësh sistemin në tokë, t’i ulësh automatin”, u shpreh Karanxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



