E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liria e shtypit, ende sfiduese në Shqipëri’, Wiseman për DW: Gjuha denigruese e Ramës, kërcënim
Politikë

Liria e shtypit, ende sfiduese në Shqipëri’, Wiseman për DW: Gjuha denigruese e Ramës, kërcënim

Liria e shtypit në Shqipëri mbetet një nga çështjet më sfiduese për vendin. Dhuna policore nga njëra anë dhe presionet politike nga ana tjetër janë rreziku më i madh me të cilin përballen gazetarët shqiptarë.

Jamie Wiseman, Oficer Avdokues për Europën pranë Institutit Ndërkombëtar të Shtypit thotë për DW, se kufizini i hapësirave për marrjen e informacionit është sfida madhore për mediat në Shqipëri.

Ai sjell në vëmendje rastet kur policia ka sulmuar gazetarët që mbulon protestat, ndërsa ndalet edhe tek gjuha fyese dhe denigruese e kryeminisstrit Rama ndaj reporterëve.

Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, së bashku me dërgimin e gazetarëve në “riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Ambrozia Meta dhe Klevin Muka kanë qenë serioze.

Jamie Wiseman

Teksa citon raportin e fundit të Media Freedom Rapid Response, Wiseman thotë se në 42% të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, autori ishte vetë policia shqiptare.

Ai thekson se gjatë vitit të fundit në Shqipëri nuk ka pasur përmirësim të lirisë së shtypit.

Nga njëra anë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje doli jashtë loje, por nga ana tjetër mbeten shqetësime madhore sulmet që vijojnë ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanët dhe kufizimi i hapësirës për marrjen e informacionit.

Wiseman bën edhe një krahasim të situatës së lirisë së medias në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera kandidate apo anëtare në Bashkimin Europian

Një çështje që nuk është adresuar në këtë raport, por që çon në vetë-censurën e vazhdueshme brenda komunitetit është kapja e hallkave të rëndësishme mediatike nga interesat e biznesit. Këta pronarë, shumë prej të cilëve zotërojnë biznese që kryqëzohen me industritë e rregulluara nga shteti dhe që përftojnë tendera publikë, e përdorin sistematikisht median për t’i shërbyer biznesit të tyre ose agjendave politike, dhe jo interesit publik. Kjo minon pluralizmin e mediave, dëmton integritetin e mediave dhe dëmton ekosistemin e përgjithshëm të mediave. Kjo është një çështje që ekziston në shumë vende kandidate, dhe në të vërtetë edhe në shtetet anëtare të BE -së, por ajo mbetet veçanërisht akute në Shqipëri.

Jamie Wiseman

Ai shton se mediat në Shqipëri, kanë nevojë për më shumë mbështeje, në mënyrë që të jenë të lira nga ndikimi politik, ekonomik dhe presionet rregullatore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.