Lirimi me kusht i Thaçit dhe Veselit: Ja kur do të mbahet seanca e radhës
Më herët avokatët paralajmëruan se do të kërkojnë lirimin me kusht të klientëve të tyre.
Seanca e ardhshme statusore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së është caktuar të mbahet në mes të muajit dhjetor.
“Është e nevojshme të dorëzoni një aplikim, nuk është se e kemi mbyllur derën për këtë, por më duket se në bazë të kornizës ligjore, duhet të bëni kërkesë për lirim me kusht që të vijojmë me këtë proces”, ka thënë ai.
Kujtojmë që aktualisht ish-presidenti i Kosovës si dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë.
KERKESA PER LIRIM ME KUSHT
Më herët gjatë seancës, avokati David Hooper deklaroi se synimi i tij është që të aplikojë për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Mandej ai u ndal te urdhër-arresti, ku tha se ka vërejtur redaktime të çuditshme në versionin e reduktuar të Prokurorisë.
“Ka redaktime të çuditshme. Thuhet duke marrë parasysh nenet… dhe kemi pjesë të reduktuara. Redaktime të tilla nuk mund të justifikohen. Emrat e dëshmitarëve janë të reduktuara në mënyrë të panevojshme”, tha ai
Mandej avokati i Thaçit shtoi se: “Kam folur me Emerssonin (avokati i Veselit) dhe sugjerojmë të njëjtën skemë. Për çdo të akuzuar të mund të merret aplikimi individual. Le të bëhet ndarja e të akuzuarve”.
“Mendoj që sot po ju kërkojmë që të miratoni dhe të bini dakord për modalitetet që parashtrova më sipër. Z. Thaçi është arrestuar mbi bazën e një urdhër-arresti që është hartuar prej jush. Thjesht po ju parashtroj që ju z. gjykatës keni të drejtë të dëgjoni të dy anët”, shtoi ai.
PROKURORIA KERKON MBROJTJE PER 153 DESHMITARET
Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar foli për një volum të madh materialesh për ish-drejtuesit e UÇK-së të akuzuar për krime lufte, përkatësisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



