E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet studentja Azizaj, u  arrestua për bojën ndaj ambasadorit
Lajme

Lirohet studentja Azizaj, u arrestua për bojën ndaj ambasadorit

Është liruar nga policia Ana Azizaj, studentja e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme për protestën që u zhvillua të shtunën e 11 Majit përpara shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së, Bern Borchart.

Ajo është pyetur në komisariat lidhur me sulmin me bojë që iu bë banesës së ambasadorit, dhe më pas është lënë e lirë.

Nga një vëzhgim i shpejtë në profilin e Azizajt rezulton se e reja ka qenë mjaft aktive dhe në protestat e studentëve që u mbajtën në muajin Dhjetor, po ashtu dhe në tubime e opozitës.

Një grup të rinj, mes tyre dhe Azizaj, mbrëmjen e protestës së 11 Majit, shkuan poshtë shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së dhe shkruan në mur: Turp për ty!, ku nuk munguan as brohoritjet dhe thirrje.

Pikërisht kjo revoltë e të rinjve, është dënuar me forcë nga qeveria socialiste, duke thënë se një sulm ndaj trupës diplomatike në vend, ka qenë i paprecedentë, dhe dëmton rëndë imazhin e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.