E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista që po trazon rrjetin, ja VIP-at që do zbarkojnë në BB-VIP 5
Showbiz

Lista që po trazon rrjetin, ja VIP-at që do zbarkojnë në BB-VIP 5

Pas javësh spekulimesh, kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që pritet të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për sezonin e ri.

Një nga rikthimet më të bujshme që po përflitet është ai i Stines, artistit shumë të dashur për publikun shqiptar që nga viti 2005, kur u bë i njohur përmes pjesëmarrjes në Top Fest. Prania e tij në BBVIP do të shënonte një rikthim të fortë në vëmendjen mediatike pas një periudhe të gjatë larg skenës televizive.

Lista e emrave të përfolur përfshin edhe figura të njohura nga fusha të ndryshme të artit, showbiz-it dhe jetës publike, mes tyre:

Sabina Mete, Ardit Murataj, Rovena Dilo, Kristi Lamaj, Angela Martini, Valer Kolnikaj, Kleoniki Delijorgji, Juxhin Plovishti, Robert Aliaj, Selin Bollati, Jonida Mukja, Dajana Gjoka dhe Ilir Vrenozi.

Nga ana e produksionit, deri më tani është konfirmuar zyrtarisht vetëm Angelo Haruni, moderator i një emisioni ekonomik në Top Channel. Vetë Haruni e bëri publik lajmin në fund të emisionit që moderon, duke ftuar teleshikuesit për një “takim të ri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri”.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe qarqet mediatike po përflitet gjithashtu emri i Lorenc Vangjelit, analist i njohur, si një tjetër kandidat i mundshëm për këtë edicion, pas disa deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar në emisionin Top Story.

Edicioni i pestë i BBVIP Albania pritet të nisë së shpejti dhe, nëse këto emra konfirmohen, gara pritet të jetë një nga më të fortat dhe më të komentuarat deri më sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.