E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Listat e mbyllura:46 deputetët e parë për çdo parti caktohen nga kryetari, si ndahen mandatet për çdo qark
Lajme

Listat e mbyllura:46 deputetët e parë për çdo parti caktohen nga kryetari, si ndahen mandatet për çdo qark

Pakti i korrikut mes socialisteve dhe demokratëve për listat, ngriti shumë pikëpyetje se sa deputetë do jenë  preferencë e kryetarëve dhe sa e qytetarëve. Dilemës i dha fund Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mbyllur në 12 qarqet e vendit.

Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e pranverës, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari, ndërkohë vetëm partie që arrijnë të marrin një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në  Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partitë   politike duhet të gjejnë 186 kandidatë, pasi ndonëse   garohet për 140 ulëse në Parlament, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë, një e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur, detyron subjektet  garuese  të paraqesin më shumë emra.

Sipas projektvendimit të KQZ që Top Channel e disponon, parashikohet që partitë politike të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 do të jenë në pjesën e mbyllur ndërsa 140 në pjesën e hapur, ku do të garohet për çdo votë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.